Kongresi do të votojë ligjin për uljen e kompetencave të Trump
Kongresi pritet të votojë sot plan për uljen e kompetencave të Donald Trump për futjen në një luftë me Iranin.
Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA po ndërmerr veprime për të zvogëluar fuqitë dhe kompetencat ushtarake të presidentit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi njoftoi se organi ligjvënës sot do të miratojë një ligj që do të kufizojë autoritetin ushtarak të presidentit amerikan Donald Trump mbi Iranin. Dy anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, Ilhan Omar dhe Barbara Lee, kanë paraqitur një plan që nëse do të aprovohet ai do të ndalonte ushtrinë të përballej ushtarakisht me Iranin. Duke folur për atentatin vrasës kundër Kasem Sulejmanit, komandant i forcës Kods të Gardës Revolucionare Islame, Ilham Omar, deklaroi se me këtë veprim Amerika shpalli luftë pa autorizimin e Kongresit amerikan, duke e quajtur këtë veprim që është në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA. Tim Kim senator demokrat ka bërë gjithashtu një propozim të ngjashëm në Senat. Donald Trump i shkroi Kongresit në Twitter se shkrimet e tij në mediat sociale ishin të mjaftueshme për të informuar Kongresin për reagimin e SHBA ndaj veprimit ushtarak të Iranit kundër qytetarëve dhe objektivave amerikanë. Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve në përgjigje të Trump gjithashtu në një cicërim tha: "Kushtetuta deklaron se Kongresi ka fuqinë për të shpallur luftë dhe Trump duhet të lexojë ligjin për fuqitë e luftës". Gjeneral lejtnant Kasem Sulejmani dhe komandant i Hashd Shaabi, Abu Mehdi Mahandes, së bashku me një numër shokësh të tjerë u martirizuan të premten e kaluar në një sulm terrorist nga forcat amerikane në aeroportin e Bagdadit.