Protesta kundër Trump në Senat, kërkohet shkarkimi i tij
Protestuesit dhe kundërshtarët e politikave të Donald Trump të mbledhur përballë portës hyrëse të senatit kanë kërkuar shkarkimin dhe largimin e tij nga posti i presidentit.
Të pranishmit në këtë tubim që u bë përpara senatit amerikan kanë kërkuar shkarkimin dhe dënimin e Donald Trump sipas dosjes së shkarkimit të dhomës së përfaqësuesve. Policia amerikane ka ndërhyrë duke i kërcënuar protestuesit se do të arrestoheshin në rast se ata nuk shpërndaheshin. Protestuesit janë mbledhur duke mbajtur të veshur bluza ku shkruhet “Shkarkoni Trump” ndërsa në duar mbanin mbishkrime “Jo Luftës”, “Mos Qëlloni”. Pjesëmarrësit në këtë protestë janë shprehur se do të mblidhen për çdo ditë në këtë vend për të shprehur kundërshtimin dhe protestën e tyre deri në kohën e shkarkimit të presidenti Donald Trump. Trump pritet të hetohet nga Senati për keqpërdorimin e pushtetit të presidentit dhe për pengimin e punës së së Kongresit.