Protesta të gjera kundër politikave luftënxitëse të Trump ndaj Iranit
Protesta të gjera janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Amerikës dhe të vendeve të tjera si në Korenë Jugore, gjatë të cilave protestuesit kanë protestuar kundër politikave luftënxitëse të Donald Trump ndaj Iranit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pas sulmit terrorist të fundit të Uashingtonit në vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, protesta të gjera janë zhvilluar në qytete të Amerikës dhe të vendeve të tjera të botës ku protestuesit kanë hedhur slogane kundër Trump-it dhe kanë kërkuar t'i jepet fund politikave luftënxitëse të presidentit amerikan kundër Iranit.
Protesta të tilla janë zhvilluar edhe në Korenë Jugore përpara ambasadës së Amerikës në Seul dhe protestuesit mbanin në dorë pankarta mbi të cilat ishte shkruar në gjuhën japoneze, angleze dhe koreane: "Jo luftës me Iranin". Protestuesit gjithashtu kanë protestuar edhe ndaj një vendimi të mundshëm të Koresë Jugore për dërgimin e trupave ushtarake në Ngushticën e Hormuzit si pjesë e koalicionit ushtarak detar të Uashingtonit në Gjirin Persik me pretekst të mbrojtjes së transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.
Të mërkurën gjithashtu protesta janë organizuar edhe në New York gjatë të cilave protestuesit kanë dënuar dhe kanë kundërshtuar politikat e Uashingtonit dhe kanë kërkuar largimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Iraku.