Britania pohon veprimin e paligjshëm të Amerikës ndaj Zarif
(last modified Thu, 09 Jan 2020 16:22:56 GMT )
Janar 09, 2020 17:22 Europe/Tirane
  • Britania pohon veprimin e paligjshëm të Amerikës ndaj Zarif

Amerika ka shumë kohë që po përdor çështjen e lëshimit të vizave për delegacionet diplomatike dhe për autoritetet e vendeve të tjera pjesëmarrëse në mbledhjet dhe takimet e OKB si një mekanizëm për të ushtruar presion mbi vendet kundërshtare të saj. Në këtë drejtim qeveria e Amerikës ka ndaluar udhëtimin e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit, në Nju Jork për të mbajtur fjalimin në mbledhjen e kësaj jave në Këshillin e Sigurimit.

Ky veprim i Amerikës është përballur me kritika të gjera nga ane e aleatëve të Uashingtonit si Britania dhe Gjermani. Në lidhje me këtë çështje, Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, ka pohuar se veprimi i Amerikës për të ndaluar udhëtimin e ministrit të jashtëm të Iranit në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, është një qasje jodiplomatike dhe e paligjshme.

Boris Johnson deklaroi: "Amerika sipas ligjeve ndërkombëtare ka për detyrë që të sigurojë kushtet për qarkullimin e autoriteteve zyrtare të vendeve të huaja duke përfshirë edhe Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit në OKB".

Moslëshimi i vizës për Muhamed Xhavad Zarif ka krijuar shumë polemika problematike juridike dhe ligjore në lidhje me aftësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndaluar pjesëmarrjen e autoriteteve të huaja në mbledhjet dhe takimet e OKB. Më parë, gjithashtu në kohën e zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Uashingtoni jo vetëm që me vonesë të madhe lëshoi vizat për presidentin dhe ministrin e punëve të jashtëm të Iranit, por nuk lëshoi fare viza për shumë diplomatë të tjerë të delegacionit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Në realitet, Uashingtoni po e përdor OKB-në si një mekanizëm dhe vegël për të ushtruar presion mbi vendet e tjera kundërshtare të Amerikës si Rusisë, Venezuelës dhe Kubës. Kjo është në kohën kur sipas marrëveshjes së OKB dhe Amerikës, ky vend si mikpritës i OKB-s nuk duhet të krijojë kurrfarë pengese për udhëtimin e autoriteteve të vendeve anëtare për të marrë pjesë në mbledhjet dhe takimet e OKB dhe gjithashtu duhet të krijojë rrugët e qarkullimit për ata nga selia e OKB deri në zyrat e përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare. Kryerja e veprimeve të paligjshme të Amerikës është përballur edhe me reagimet zyrtare të OKB. Në këtë drejtim, Asambleja e Përgjithshme e OKB më 18 dhjetor të vitit 2019, me lëshimin e një rezolute, duke dënuar moslëshimin e vizave nga ana e qeverisë së Amerikës për diplomatët e disa vendeve, ka kërkuar nga Uashingtoni që t'i japë fund kufizimeve ndaj hyrjes së diplomatëve iranianë në New York. Rezoluta për anulimin e kufizimeve që po ushtrohen ndaj diplomatëve iranianë, është miratuar në OKB me anë të konsensusit dhe pa patur nevojë për votim.

Miratimi i kësaj rezolute me anë të konsensusit dhe me unanim votash tregoi se qasja e arrogante e Uashingtonit për të ushtruar kufizime ndaj autoriteteve dhe diplomatëve iranianë gjatë udhëtimit dhe misionit të tyre në selinë e OKB në Nju Jork, nuk pranohet nga vendet e botës. Në realitet shumë prej autoriteteve të Evropës moslëshimin e vizës për ministrin e punëve të jashtme të Iranit nga ana e Amerikës e kanë vlerësuar shkelje të politikës multilaterale dhe respektimit të ligjeve ndërkombëtare.

Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Në krahasim me kërcënimin e Pompeo për futjen e iranianëve në një krizë të thellë (krim kundër njerëzimit), kërcënimeve të Trump për bombardimin e trashëgimisë kulturore (krim lufte), terrorizmin ekonomik dhe vrasjen terroriste dhe frikacake; mosëlishimi i vizës për mua veprim ky që është shkelje e marrëveshjes së vitit 1949 të Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me selinë e OKB-së, është një çështjeje me pak rëndësi. Mirëpo ata me të vërtetë nga çfarë kanë frikë? Nga e vërteta?".

Aktualisht edhe një herë veprimi i Trump është përballur me kritika të ashpra nga aleatët e Uashingtonit dhe ka krijuar pakënaqësi edhe në mesin e miqve të Uashingtonit. Siç duket pavarësisht dëshirës së Trump, Bashkësia Ndërkombëtare nuk mund të durojë më veprime të tilla që janë shkeljen të hapura të ligjeve ndërkombëtare.

 

Tags