Evropa kundërshton kërkesën e Trump për daljen nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93902-evropa_kundërshton_kërkesën_e_trump_për_daljen_nga_marrëveshja_bërthamore
BE së bashku me Francën, Anglinë dhe Britaninë, të njohur si Trojka Evropiane, janë mbështetës të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 09, 2020 16:34 Europe/Tirane
  • Evropa kundërshton kërkesën e Trump për daljen nga marrëveshja bërthamore

BE së bashku me Francën, Anglinë dhe Britaninë, të njohur si Trojka Evropiane, janë mbështetës të marrëveshjes bërthamore.

Edhe pas daljes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore në maj të vitit 2018, evropianët nuk kanë mundur të krijojnë kushtet e nevojshme për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje, megjithatë ata duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, insistojnë në ruajtjen e saj. Në këto kushte anëtarët evropianë të grupit G4+1, janë shprehur kundër kërkesës së Donald Trump presidentit të Amerikës për daljen dhe tërheqjen nga marrëveshja bërthamore. Donald Trump ditën e mërkurë në fjalimin e tij, ka kërkuar që anëtarët e grupit G4+1 d.m.th. Britania, Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina të largohen dhe tërhiqen nga marrëveshja bërthamore. Trump ka thënë; Duhet të punojmë për të arritur një marrëveshje të re që e bën botën më të sigurt dhe më paqësore. Amerika pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore u përball me izolim të plotë dhe qeveria Trump bëri të gjitha përpjekjet për të inkurajuar vendet e tjera që të ndjekin Uashingtonin, por pa pasur asnjë rezultat. Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë në cilësinë e përfaqësuesit të vendeve të tjera evropiane ka refuzuar kërkesën e Trump për daljen nga marrëveshja bërthamore dhe ka thënë se ekzistenca e kësaj marrëveshjeje në vetvete është një vlerë e cila duhet ruajtur. Gjermania së bashku me Francën dhe Britaninë, kanë deklaruar se për ta ekzistenca e marrëveshjes bërthamore ka rëndësi themelore dhe se ata përpiqen për ruajtjen e saj. Edhe Britania është shprehur e të njëjtit mendim me Gjermaninë. Ministria e jashtme e Britanisë ditën e enjte ka thënë; Në kohën kur ne thellësisht jemi të shqetësuar nga veprimi i fundit i Iranit në uljen e zotimeve të caktuara në marrëveshjen bërthamore, mirëpo vazhdojmë ta konsiderojmë marrëveshjen bërthamore si një akord të rëndësishëm për sigurinë tonë të përbashkët dhe për të parandaluar kthimin e Iranit në një vend bërthamor. Kjo pikëpamje e Trojkës ka marrë edhe reagimin pozitiv të BE. Kryetarja e komisionit evropian Ursula ven der Lyene, ditën e mërkurë theksoi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore dhe ka pretenduar se BE nuk do të kursejë asnjë përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes ndërkombëtare. Irani pas tërheqjes së një anshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore në maj të vitit 2018, është përpjekur të ruajë marrëveshjen bërthamore në përputhje me veprimet e palëve të tjera mirëpo duke qenë se kanë kaluar dy vjet nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje, anëtarët evropianë të grupit G4+1 deri tani nuk kanë mundur të zbatojnë zotimet e tyre në marrëveshjen bërthamore dhe si rezultat Irani i dha fund strategjisë së durimit dhe ndërmori hapa për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 5 janar 2020 nxori një deklaratë ku njoftoi nisjen e hapit të pestë të uljes së zotimeve të tij dhe ka thënë se sipas këtij vendi Irani nuk pranon asnjë kufizim në fushën e pasurimit të uraniumit, përqindjes së pasurimit, nivelit të pasurimit të uraniumit dhe në fushën e kërkimeve dhe zhvillimit. Në të njëjtën kohë Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Iranit vuri në dukje se të gjitha hapat që ka ndërmarrë Irani deri tani janë të kthyeshme në rast se pala tjetër ndërmerr veprime konkrete për zbatimin e zotimeve të tyre dhe shtoi se Irani do të vazhdojë bashkëpunimin me ANEA në formë të plotë.