Siria kritikon heshtjen e OKB rreth terrorit te Kasem Sulejmanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93908-siria_kritikon_heshtjen_e_okb_rreth_terrorit_te_kasem_sulejmanit
I dërguari i Sirisë në OKB kritikoi të enjten heshtjen e Këshillit të Sigurimit të KB për vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të Forcës Kods të Gardës Revolucionare Islamike nga qeveria terroriste amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2020 05:19 Europe/Tirane
  • Siria kritikon heshtjen e OKB rreth terrorit te Kasem Sulejmanit

I dërguari i Sirisë në OKB kritikoi të enjten heshtjen e Këshillit të Sigurimit të KB për vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të Forcës Kods të Gardës Revolucionare Islamike nga qeveria terroriste amerikane.

Bashar al-Jaafari, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të titulluar "Partneritet për Paqen dhe Sigurinë Ndërkombëtare", dënoi ashpër aktin e qeverisë amerikane për vrasjen e gjeneral Sulejmani, si dhe Abou Mahdi al-Mohandes, nënkryetarin e Organizatës së Mobilizimit Popullor Irakian, Hashd al-Shaabi dhe duke iu adresuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit tha: Pse KS i OKB hesht për vrasjen e komandantëve iranianë dhe irakianë që luftuan grupet terroriste, përfshirë ISIS dhe Frontit al-Nusra? " Al-Jafari vazhdoi të shprehë habi në heshtjen e Këshillit të Sigurimit për agresionin e trupave amerikane, turke, franceze dhe britanike në Siri, si dhe okupimin e pjesës së veriut të Sirisë nga Turqia, që ka shpërngulur qindra mijëra banorë.