Rusia e gatshme për bisedime me Amerikën në lidhje me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93916-rusia_e_gatshme_për_bisedime_me_amerikën_në_lidhje_me_iranin
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi gatishmërinë e Rusisë për të ndërmjetësuar dhe për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve të fundit mes Amerikës dhe Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 10, 2020 12:43 Europe/Tirane
  • Rusia e gatshme për bisedime me Amerikën në lidhje me Iranin

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi gatishmërinë e Rusisë për të ndërmjetësuar dhe për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve të fundit mes Amerikës dhe Iranit.

Mediat ruse njoftuan se Sergei Riabkov ditën e premte pas arritjes në Tokje të Japonisë për të marrë pjesë në bisedimet strategjike Rusi-Japoni, deklaroi: “Nëse të dy palët tregojnë interesim për këtë çështjeje, edhe ne jemi të gatshëm”.

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë në lidhje me krizën e krijuar për marrëveshjen bërthamore pas daljes së Amerikës dhe kthimin e sanksioneve të njëanshme kundër Iranit, deklaroi: “Ne zhvillojmë kontakte të vazhdueshme me anëtarët e tjerë të mbetur në marrëveshjen bërthamore dhe këto kontakte janë bërë të përditshme me fillimin e vitit 2020”.