Uashingtoni insiston në praninë e paligjshme të trupave amerikane në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93925-uashingtoni_insiston_në_praninë_e_paligjshme_të_trupave_amerikane_në_irak
Qeveria amerikane ka hedhur poshtë kërkesën e Bagdadit për t'u tërhequr, duke insistuar në praninë e paligjshme të trupave të saj në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 10, 2020 17:07 Europe/Tirane
  • Uashingtoni insiston në praninë e paligjshme të trupave amerikane në Irak

Qeveria amerikane ka hedhur poshtë kërkesën e Bagdadit për t'u tërhequr, duke insistuar në praninë e paligjshme të trupave të saj në Irak.

Sipas televizionit Al Jazeera, Departamenti amerikan i Shtetit hodhi poshtë kërkesën e kryeministrit irakian Adel Abdul Mahdi që Amerika të dërgojë një delegacion për të hartuar një mekanizëm për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi dhe tha: Çdo delegacion amerikan i dërguar në Irak do të kërkojë të thellojë partneritetin midis dy vendeve dhe jo tërheqjen e trupave. Departamenti i Shtetit i SHBA tha: Përveç Shteteve të Bashkuara, edhe Iraku gjithashtu ka nevojë për partneritet me Uashingtonin në fushën e sigurisë, atë financiare, ekonomike dhe diplomatike. Pas krimit të SH.B.A.-së në vrasjen e gjeneral martir Kasem Sulejmani, komandant i forcës Kods të Gardës Revolucionare dhe të Abu Mehdi Muhandes, zv/kreu i Organizatës së Mobilizimit Popullor të Irakut "Hashd Shaabi" në aeroportin e Bagdadit, parlamenti irakian të dielën më 5 Janar, nxori një ligj që kërkon tërheqjen e të ashtuquajturit koalicioni kundër ISIS.