Uashingtoni insiston në praninë e paligjshme të trupave amerikane në Irak
Qeveria amerikane ka hedhur poshtë kërkesën e Bagdadit për t'u tërhequr, duke insistuar në praninë e paligjshme të trupave të saj në Irak.
Sipas televizionit Al Jazeera, Departamenti amerikan i Shtetit hodhi poshtë kërkesën e kryeministrit irakian Adel Abdul Mahdi që Amerika të dërgojë një delegacion për të hartuar një mekanizëm për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi dhe tha: Çdo delegacion amerikan i dërguar në Irak do të kërkojë të thellojë partneritetin midis dy vendeve dhe jo tërheqjen e trupave. Departamenti i Shtetit i SHBA tha: Përveç Shteteve të Bashkuara, edhe Iraku gjithashtu ka nevojë për partneritet me Uashingtonin në fushën e sigurisë, atë financiare, ekonomike dhe diplomatike. Pas krimit të SH.B.A.-së në vrasjen e gjeneral martir Kasem Sulejmani, komandant i forcës Kods të Gardës Revolucionare dhe të Abu Mehdi Muhandes, zv/kreu i Organizatës së Mobilizimit Popullor të Irakut "Hashd Shaabi" në aeroportin e Bagdadit, parlamenti irakian të dielën më 5 Janar, nxori një ligj që kërkon tërheqjen e të ashtuquajturit koalicioni kundër ISIS.