Reufizmi i ndërtimit të bazës amerikane në Gjerogji
Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë ke hedhur poshtë mundësinë e hapjes së një baze ushtarake amerikane në territorin gjeorgjian.
Të enjten duke folur në një konferencë shtypi, David Zalkaliani shtoi se diskutimet mbi hapjen e bazës ushtarake amerikane në Gjeorgji nuk janë asgjë tjetër përveçse spekulimeve dhe se mbi të nuk është marrë asnjë vendim. Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë gjithashtu vuri në dukje se vendi po monitoron nga afër rajonin e Azisë Jugperëndimore dhe shtoi se situata aktuale në rajon po shqyrtohet nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Gjeorgjisë. Situata në Irak është tensionuar përsëri pas aktit të fundit terrorist amerikan për të asgjësuar komandantin e Kasem Sulejmani, komandantin e forcave të Kodsit të Trupave të Gardës Revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes, zëvendës kreu i Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut, Hashd Shaabi. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të mërkurën në mëngjes në përgjigje të aktit terrorist amerikan shënjestruan me dhjetëra raketa bazat amerikane në Anbar dhe Erbil të Irakut. Gjeorgjia është e frikësuar se hapja e një baze ushtarake amerikane në vend, do ta përballë atë me rrezikun e ndonjë përgjigje hakmarrëse. Edhe më herët Gjeorgjia është shprehur e shqetësuar nga një vendim i tillë për shkak të reagimit të mundshëm nga ana e Rusisë. Gjeorgjia nuk dëshiron që veten e saj ta kthejë në palë të konflikteve të Amerikës me vendet e tjera. Ajo thekson se në asnjë mënyrë nuk mund të krijojë situata të vështira sigurie për vendin, sepse Amerika po shton tensionet e saj me vendet e tjera të botës si Rusia, Kina dhe Irani. Amerika kohët e fundit ka shtuar sanksionet dhe sulmet e saj terroriste në tensionet ndërkombëtare. Një prani e tillë ushtarake nuk është aspak në interes të sigurisë së Gjeorgjisë. Përveç kësaj kjo mund të çojë në dobësimin e ekonomisë së energjisë dhe procesin në rritje të investimeve të huaja në këtë vend. Gjithashtu prania ushtarake e Amerikës në Gjeorgji dëmton marrëdhëniet e jashtme të këtij vendi me Rusinë dhe Iranin.