Ambasadori iranian takohet me drejtorin e përgjithshëm të ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93998-ambasadori_iranian_takohet_me_drejtorin_e_përgjithshëm_të_anea
Kazem Gharibabadi ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit për organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë, dje u takua me Rafael Grosi drejtori i përgjithshëm i ANEA me të cilin diskutoi mbi zhvillimet në marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2020 04:31 Europe/Tirane
  • Ambasadori iranian takohet me drejtorin e përgjithshëm të ANEA

Kazem Gharibabadi ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit për organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë, dje u takua me Rafael Grosi drejtori i përgjithshëm i ANEA me të cilin diskutoi mbi zhvillimet në marrëveshjen bërthamore.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, në takimin mes Gharibabadi dhe Grosi është diskutuar mënyra e bashkëpunimit mes Iranit dhe ANEA në këtë vit të ri. Duke qenë se Irani është munduar gjithmonë të zbatojë zotimet dhe detyrimet e tij në kudër të marrëveshjes bërthamore me gjithë tërheqjen e njëanshme të Amerikës nga kjo marrëveshje, mirëpo megjithëse kanë kaluar 2 vjet nga kjo tërheqje palët e tjera nuk kanë mundur të zbatojnë zotimet e tyre në marrëveshjen bërthamore dhe kjo e detyroi Iranin që të ndërmarr hapa për uljen e zotimeve të tij për të ruajtur interesat ekonomike. Irani më 5 janar me anë të një deklarate shpalli nisjen e fazës së pestë të uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe theksoi se Irani nuk pranon asnjë lloj kufizim në procesin e pasurimit, nivelin dhe përqindjen e pasurimit, sasinë e pasuruar dhe hulumtime dhe zhvillime në këtë fushë. Programi bërthamor dhe i pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit do të jetë vetëm sipas nevojave të tij teknike dhe bashkëpunimi me ANEA do të vazhdojë. Në këtë deklaratë thuhet se në rast të heqjes së sanksioneve dhe garantimit të interesave të Iranit në marrëveshjen bërthamore, Irani do të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme.