Shtohen përleshjet në aeroportin e Khartumit në Sudan
(last modified Wed, 15 Jan 2020 07:56:38 GMT )
Janar 15, 2020 08:56 Europe/Tirane
  • Shtohen përleshjet në aeroportin e Khartumit në Sudan

Autoritete sudaneze kanë njoftuar mbylljen e aeroportit të Khartumit dhe të hapësirës ajrore të vendit pasi ushtria është vendosur në gjendje të plotë gatishmërie.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, konfliktet në kryeqytetin e Sudanit janë shtuar dhe disa rrugë që të çojnë në aeroport janë mbyllur. Amer Muhamed Hasan zëdhënës i forcave të armatosura të Sudanit ka kritikuar ashpër punën e shërbimeve sekrete të Sudanit dhe ka thënë se agjentët e këtij shërbimi janë bërë shkak për rritjen e dhunës dhe konflikteve në vend. Konflikte me armë janë regjistruar edhe pranë qendrave ushtarake Riadh, Kaferia, Suba të cilat janë të varur nga shërbimi i inteligjencës së Sudanit në Khartum. Bisedimet e paqes në Sudan kanë nisur në gusht të vitit 2019 dhe kanë vazhduar deri në dhjetor të vitit 2019 mes përfaqësuesve të qeverisë së Khartumit dhe koalicionit të grupeve kryengritëse.

Tags