Sudani rimerr kontrollin e selisë së Inteligjencës së këtij vendi
(last modified Wed, 15 Jan 2020 14:55:06 GMT )
Janar 15, 2020 15:55 Europe/Tirane
  • Sudani rimerr kontrollin e selisë së Inteligjencës së këtij vendi

Ushtria e Sudanit pas luftimeve dhe shkëmbimeve të zjarrit me rebelët, ka rimarr nën kontroll selinë e njësisë operative të Organizatës së Inteligjencës së këtij vendi në Khartum.

Faqja informative Russia Al-Jeum njoftoi se ushtria e Sudanit të mërkurën në mëngjes deklaroi se ka rimarr nën kontroll pozicionet që ndodhen në lagjen Kafuri në veri të Khartumit, në rajonin Suba në lindje të këtij qyteti dhe selinë e tretë në lindje të aeroportit të Khartumit pas luftimeve të ashpra që ka zhvilluar me forcat e njësisë operative të Organizatës Inteligjente të këtij vendi në Khartum të cilat ishin rebeluar kundër shtetit.

Sipas këtij raporti, ushtria e Sudanit i kishte dhënë afat 4 orë rebelëve në tre selitë kryesore të inteligjencës në Khartum që të dorëzojnë armët dhe dorëzohen.

Ushtria e Sudanit të martën në mëngjes kishte deklaruar se si pasojë e rebelimit të një grupi të pjesëtarëve të Organizatës së Inteligjencës dhe Sigurisë së Sudanit në Khartum dhe shkëmbimit të zjarrit në njërën prej qendrave të kësaj organizata në afërsi të aeroportit të Khartumit, janë anuluar fluturimet mbi qiellin e këtij qyteti dhe janë mbyllur disa rrugë që çojnë drejt kësaj qendre.

Tags