Rusi: Medvedev jep dorëheqjen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94042-rusi_medvedev_jep_dorëheqjen
Kryeministri rus Dimitry Medvedev  jep dorëheqjen së bashku me kabinetin e tij qeveritar menjëherë pas fjalimit të përvitshëm që presidenti Vladimir Putin mbajti përpara kombit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2020 16:45 Europe/Tirane
  • Rusi: Medvedev jep dorëheqjen

Kryeministri rus Dimitry Medvedev  jep dorëheqjen së bashku me kabinetin e tij qeveritar menjëherë pas fjalimit të përvitshëm që presidenti Vladimir Putin mbajti përpara kombit.

Duke pranuar dorëheqjen, Putin kërkoi ministrave të vijojnë punën deri në momentin kur një qeveri e re të formohet. Përpara dorëheqjes, Medvedev u takua me Putin në zyrën e tij njoftoi Kremlini, informon kanali televiziv Russia Today.  Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e shfrytëzoi fjalimin vjetor drejtuar kombit për të bërë thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024. Duke iu adresuar Asamblesë Federale, Putin tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t'i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin. Këto kompetenca aktualisht i takojnë presidentit. Putin po ashtu tha se Rusia duhet të mbetet "republikë e fuqishme presidenciale".