Moska kundër trojkës evropiane
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, Moska nuk sheh asnjë arsye për të aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore të Iranit.
Ministria e Jashtme ruse tha se ishte "jashtëzakonisht e zhgënjyer dhe seriozisht e shqetësuar " nga vendimi i Parisit, Berlinit dhe Londrës për t'ia referuar çështjen komisionit të ngritur nën mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, të krijuar me marrëveshjen e Vjenës për të detyruar Iranin të respektojë angazhimet e tij. "Ne nuk shohim asnjë arsye për një veprim të tillë. Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që veprimet e pamatura të mund të çojnë në një përshkallëzim të ri rreth marrëveshjes bërthamore dhe ta bëjnë të pamundur kthimin në marrëveshjen bërthamore në kushtet e saj origjinale, çka trojka pretendon se po kërkon, "thuhet në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse.