Borrel: nuk flitet për kthimin e sanksioneve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94050-borrel_nuk_flitet_për_kthimin_e_sanksioneve_kundër_iranit
Josep Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE deklaroi se Evropa nuk kërkon rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2020 05:13 Europe/Tirane
  • Borrel: nuk flitet për kthimin e sanksioneve kundër Iranit

Josep Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE deklaroi se Evropa nuk kërkon rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.

Josep Borrel duke reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë kundër Iranit, deklaroi se qëllimi i kësaj deklarate është gjetja e rrugëzgjidhjeve dhe kthimi në respektimin e plotë të marrëveshjes bërthamore. Tre vendet e lartpërmendura ditën e martë në deklaratën e tyre njoftuan aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, si reagim ndaj hapave të Iranit për uljen e zotimeve të tij në këtë marrëveshje. Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me Draga Stanbuck ambasador i Kroacisë në Teheran, vendi i cili aktualisht mban kryesinë e radhës së BE, vendimin e tre vendeve evropiane për aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e ka cilësuar një veprim të gabuar. Abas Musavi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit lidhur me përpjekjet e palës evropiane për aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ka thënë se për fat të keq përgjatë vitit të kaluar evropianët nuk kanë mundur të zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore.