Amerika vazhdon veprimet armiqësore kundër Iranit  
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94098-amerika_vazhdon_veprimet_armiqësore_kundër_iranit
Amerika me një tjetër veprim armiqësor kundër Iranit  ka sanksionuar një prej komandantëve të gardës revolucionare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 18, 2020 05:16 Europe/Tirane
  • Amerika vazhdon veprimet armiqësore kundër Iranit  

Amerika me një tjetër veprim armiqësor kundër Iranit  ka sanksionuar një prej komandantëve të gardës revolucionare.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Brian Hook kreu i grupit të punës në DASH për Iranin, njoftoi se Amerika ka sanksionuar gjeneral Hasan Shahvar’pur komandant i brigadës Valiasr të gardës revolucionar enë provincën Khozestan. Amerika ka pretenduar se ky komandant i gardës revolucionare është sanksionuar nën akuzën e shkeljes së të drejtave të njeriut. Amerika, për interes të regjimit sionist më 8 prill 2019 në formë të jashtëligjshme ka vendosur gardën revolucionare në listën e këtij vendi për organizatat terroriste. Garda revolucionare ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër terroristëve të mbështetur nga Amerika dhe regjimi sionist. Garda revolucionare për të luftuar grupet terroriste takfiriste në Irak dhe në Siri është ftuar nga qeveritë zyrtare të këtyre vendeve dhe ka dërguar konsulentë ushtarakë. Ky veprim në asnjë mënyrë nuk është i pranueshëm për Amerikën dhe regjimin sionist.