Johnson ndan në dy pjesë parlamentin anglez
(last modified Sun, 19 Jan 2020 07:33:46 GMT )
Janar 19, 2020 08:33 Europe/Tirane
  • Johnson ndan në dy pjesë parlamentin anglez

Qeveria e Boris Johnson, synon të kryejë një veprim të pashoq për ndryshimin e selisë së dhomës së lordëve dhe dërgimin e saj në një qytet jashtë kryeqytetit.

Sipas një raporti të përjavshmes Sunday Times, kryeministri anglez Johnson ka dhënë urdhër për analizimin e planit për transferimin e dhomës së Lordëve në qytetin Jurk ose në Birmingham. Qyteti Jurk ka rëndësi për Boris Johnson sepse muajin e kaluar partia konservatore në pushtet ka arritur të fitojë në këtë rajon që kontrollohej prej kohësh nga partia Laburiste. Me anë të këtij veprimi kryeministri anglez synon tu kthejë shpërblimin atyre votuesve që i kanë besuar votën partisë së tij. Këto ndryshime parashikohen në kohën kur revista Financial Times në një raport të saj ka shkruar se Boris Johnson synon të shpërndajë kryeministrinë dhe zyrat ministrore në rajone jashtë kryeqytetit me qëllim që të krijohen më shumë vende pune. Ai gjithashtu synon të bëjë ndryshime thelbësore në përbërjen e kabinetet qeveritar pas daljes së Anglisë nga BE. Sipas këtyre parashikimeve, kryeministri anglez 1/3 e punonjësve të shtetit do t’i zëvendësojë me ekspertë që pritet të ndryshojnë ekonominë e vendit. Johnson ka parashikuar një fushë pranë stacionit të trenit në qytetin Jurk për transferimin e Dhomës së Lordëve. Sipas strukturës politike në Angli, parlamenti është organi më i lartë ligjvënës në vend. Parlamenti është i përbërë nga dhoma e Përfaqësuesve dhe nga dhoma e Lordëve ku secili prej tyre ka salla të veçanta në pallatin Westminster. Pasi palli Westminster u dogj në vitin 1834, Charls Bari arkitekt i njohur anglez nisi rindërtimin e këtij pallati historiku i ti cili daton në mesjetë. Meremetimi i fundit i kësaj ndërtese që konsiderohet si trashëgimi botërore nga UNESCO daton në vitin 1940-1950. Pallati Westminster  dhe kulla e orës Big Ben e cila është e gjatë 96 metra dhe përfshin një sipërfaqe prej 12 metrash dhe e lartë 11 kate, janë pikat më turistike në botë. Pallati në fjalë përveç takimeve të parlamentit përdoret edhe për organizmin e ceremonive zyrtare dhe shtetërore dhe është i hapur për turistët. Dhoma e Lordëve me një vjetërsi prej 14 shekujsh është përgjegjëse për shqyrtimin e ligjeve. Edhe pse dhoma e Lordëve nuk është në gjendje të parandalojë miratimin e ligjeve të dhomës së përfaqësuesve mirëpo ajo mund të zgjasë procesin e miratimit përfundimtar të ligjeve.

 


 

Tags