CIA mbron torturat me “mbytjen artificiale” në Guantanamo
(last modified Thu, 23 Jan 2020 15:45:05 GMT )
Janar 23, 2020 16:45 Europe/Tirane
  • CIA mbron torturat me “mbytjen artificiale” në Guantanamo

Psikologu i organizatës spiunazhe CIA përpara gjykatës ushtarake të burgut Guantanamo e ka quajtur torturimin si një veprim të përshtatshëm dhe të domosdoshëm.

Gazeta amerikane “New York Times” ka shkruar se James Mitchell, psikologu i CIA-s i cili ka projektuar metoda të sofistikuara të marrjes në pyetje të të arrestuarve siç është edhe tortura “mbytja artificiale”, në seancën fillestare të gjykimit të 5 personave të akuzuar për projektimin e sulmeve të 11 shtatorit, deklaroi: “Unë sot, nëse paraqitet nevoja, do ta bëjë përsëri këtë veprim torturues”.

James Mitchell me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj sulmi të ri siç ishte ai i 11 shtatorit, torturimin e ka quajtur si një “detyrë morale”. James Mitchell është një prej psikologëve të mëparshëm të marincave amerikane. Ai dhe një bashkëpunëtor i tij në vitin 2002, me urdhër të CIA-s, janë detyruar të projektojnë metoda të reja për marrjen në pyetje të personave të arrestuar.

Organizata CIA për një projekt të tillë i paguante ata me nga 1800 dollarë në ditë derisa në vitin 2005, ata krijuan një kompani private dhe kanë ofruar shërbime për shumicën e inspektorëve dhe personelit të strukturave të sigurisë.