Gjermania paralajmëron për rifillimin e sulmeve të ISIS
Ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë ka paralajmëruar se grupi terrorist ISIS mund të rifillojë veprimet e tij terroriste.
Faqja informative “Bloomberg” njoftoi se Annegret Kramp-Karrenbauer, ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë, në forumin e Davosit në Zvicër, tha: “Në rast se reduktohet presioni mbi këtë grup terrorist, rreziku i madh është ky që ISIS mund të rifillojë sulmet e tij terrorist”.
Ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë gjithashtu është munduar të arsyetojë praninë e forcave ushtarake gjermane në Irak.
Gjermania aktualisht ka 120 ushtarë në Irak, mirëpo operacionet ushtarake të Gjermanisë në këtë vend, janë ndërprerë. Ushtarakët gjerman më shumë veprojnë në çështjen e trajnimit të forcave irakiane.