Amerika ndryshon pozicionin e vet ushtarak në nivel botëror
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka njoftuar për gatishmërinë e këtij vendi për rikonstruktimin e pozicionimit ushtarak në nivel botëror.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes, ditën e premë pretendoi se që nga muaji tetor fillon ripozicionimi i forcave ushtarake amerikane në nivel botëror me qëllim të përqendrimit mbi prioritetet e Pentagonit duke përfshirë edhe rajonin e Azisë Perëndimore.
Mark Esper deklaroi: "Ky veprim bëhet në kuadër të programit për rishikimin e gjerë mbrojtës".
Njëkohësisht me rishikimin e misioneve ushtarake në Amerikën Latine, Mark Esper ka paraqitur një afat kohor të veçantë duke pretenduar se ripozicionimi i ushtrisë amerikane do të fillojë nga muaji tetor.
Ky ripozicionim bëhet në kohën kur Mark Esper shpreson se për ta mbajtur nën kontroll Rusinë dhe sidomos Kinës, do të dërgojë më shumë forca në vendet e Azisë Perëndimore si në Afganistan, Irak dhe Siri.