Amerikanët mirëpresin padinë kundër Trump në Gjykatën Ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94291-amerikanët_mirëpresin_padinë_kundër_trump_në_gjykatën_ndërkombëtare
Sipas rezultatit të një sondazhi në Amerikë, qytetarët e këtij vendi kanë kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte të përgatisë padi kundër Donald Trump në lidhje me vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2020 13:27 Europe/Tirane
  • Amerikanët mirëpresin padinë kundër Trump në Gjykatën Ndërkombëtare

Sipas rezultatit të një sondazhi në Amerikë, qytetarët e këtij vendi kanë kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte të përgatisë padi kundër Donald Trump në lidhje me vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani.

Rezultatet e sondazhit të faqes informative "Business Insider" tregojnë se si pasojë e vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani nga qeveria e Amerikës, mbi një e katërta e qytetarëve amerikanë besojnë se Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të marrë masa për hetimin e presidentit të Amerikës në lidhje me këtë krim lufte.

Gati 28% nga 1083 persona të anketuar në këtë sondazh, kanë deklaruar se Trump duhet të gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve të luftës.

"Business Insider" në vazhdim shkruan: "Atentati terrorist ndaj gjeneral Kasem Solejmani sipas pikëpamjes së disa ekspertëve ndërkombëtarë, ishte sulmi më i çuditshëm që është kryer nga një shtet i huaj siç është Amerika që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.