Kryeministri i Britanisë premton përmirësimin e kushteve ekonomike
(last modified Sun, 26 Jan 2020 14:44:00 GMT )
Janar 26, 2020 15:44 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Britanisë premton përmirësimin e kushteve ekonomike

Kryeministri i Britanisë duke mospërfillur paralajmërimet e ekspertëve, ka premtuar se me daljen e këtij vendi nga Bashkimi Evropian, do të përmirësohen kushtet jetës së qytetarëve.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, duke prezantuar programet e qeverisë për ceremoninë e ditës së Brexit-it e cila do të zhvillohet të premten e kësaj jave dhe ky vend në mënyrë zyrtare do të dalë nga Bashkimi Evropian, deklaroi: "Britania pas Brexit-it do të hyjë në një periudhë të suksesshme".

Kryeministri i Britanisë shtoi: "Nga 31 janari do të kompensohen mosmarrëveshjet e së kaluarës".

Sipas këtij burimi, më 31 janar, Boris Johnson së bashku me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar do të zhvillojë një mbledhje në veri të Britanisë për të shqyrtuar çështjet përkatëse me lidhjen e Brexit-it me përfaqësuesve të biznesit dhe tregtisë.  

Tags