Përgjigja e çuditshme e Zelenskit për bisedën e tij me Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94320-përgjigja_e_çuditshme_e_zelenskit_për_bisedën_e_tij_me_trump
Presidenti i Ukrainës i pyetur për bisedën e diskutueshme telefonike me Presidentin amerikan dhe presionin e Trump për të hetuar aktivitetet ekonomike të Joe Biden në Ukrainë, iu shmang një përgjigjeje të drejtpërdrejtë dhe dha një përgjigje me humor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 26, 2020 16:57 Europe/Tirane
  • Përgjigja e çuditshme e Zelenskit për bisedën e tij me Trump

Presidenti i Ukrainës i pyetur për bisedën e diskutueshme telefonike me Presidentin amerikan dhe presionin e Trump për të hetuar aktivitetet ekonomike të Joe Biden në Ukrainë, iu shmang një përgjigjeje të drejtpërdrejtë dhe dha një përgjigje me humor.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili udhëtoi në Palestinën e okupuar në 70 vjetorin e Holokaustit, u intervistua nga një media sioniste. Ai në një intervistë me Kanalin 12 foli gjithashtu për bisedën e tij të diskutueshme me presidentin amerikan Donald Trump, e cila u bë shkak për fajësimin e Trump në Kongres. Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me presionin e Trump ndaj qeverisë ukrainase për të hetuar aktivitetet tregtare dhe ekonomike të Joe Biden dhe të birit të tij në Ukrainë, Zelensk u përgjigj me shaka: "Presioni i vetëm që ai njeh është presioni i lartë i gjakut të gjysheve të tij me të cilat u rrit". Ai më tej theksoi se nuk dëshiron që Ukraina ose vetë ai të jenë në qendër të një lufte politike në Shtetet e Bashkuara.