YouTube mbyll llogarinë e kanalit televiziv Press Tv
Faqja amerikane YouTube e internetit që vepron në kuadër të kompanisë Google me anë të një veprim në kundërshtim të plotë me lirinë e shprehjes, ka mbyllur llogarinë e kanalit televiziv Press Tv të Iranit.
Gazeta britanike "Times" ditën e mërkurë ka deklaruar se YouTube ka mbyllur dhe hequr llogarinë e kanalit televiziv iranian Press Tv në Britani për shkak të publikimit të materialeve kundër regjimit sionist.
Sipas gazetës "Times", kanali televiziv Press Tv UK në YouTube i cili kishte publikuar me mijëra video dhe kishte mbi 28000 ndjekës, është mbyllur dhe hequr tërësisht disa ditë pas vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit nga shteti terrorist i Amerikës.
Edhe rrjetet e tjera sociale amerikane si Instagram gjatë javëve të fundit kanë hequr fotografit dhe videot e publikuara në lidhje me gjeneral Kasem Solejmani nga përdoruesit e këtyre rrjeteve.
YouTube dhe rrjetet e tjera sociale amerikane si Twitter që pretendojnë se respektojnë lirinë e shprehjes, deri më tani në kuadër të mbështetjes ndaj terroristëve dhe regjimit sionist, kanë mbyllur me mijëra llogari dhe faqe e grupe të lidhura me Republikën Islamike të Iranit.