Britania e ndan rrugën nga BE
(last modified Thu, 30 Jan 2020 19:27:30 GMT )
Janar 30, 2020 20:27 Europe/Tirane
  • Britania e ndan rrugën nga BE

Britanisë së madhe i kanë mbetur vetëm pak orë para se të dalë zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Mesnatën e të premtes ajo nuk do të jetë më pjesë e bllokut, i cili do të mbetet tani me 27 vende anëtare. Menjëherë, do të fillojë periudha 11 mujore e tranzicionit. Gjatë kësaj periudhe, Britania do të vazhdojë ti bindet rregullave të BE dhe të paguajë para për BE. Pjesa më e madhe e gjërave do të mbeten njësoj, por do të ketë disa ndryshime. Mes tyre, eurodeputetet britanikë do të humbasin vendet e tyre. Kjo pasi në momentin e Brexitit, Britania do të dalë nga institucionet politike të BE dhe agjencitë. Sidoqoftë gjykata evropiane e drejtësisë do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit, gjatë tranzicionit për mosmarrëveshjet ligjore. Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të duhet të ftohet në mënyrë specifike nëse do të dojë ti bashkohet liderëve të tjerë të BE-së në samitet e ardhshme. Ministrat britanikë po ashtu nuk do të marrin pjesë më në takimet e rregullta. Gjatë tranzicionit, do të flitet shumë për tregtinë. Britania e madhe do të fillojë bisedimet me vendet e botës për vendosjen e rregullave të reja për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Ndërkohë, Parlamenti i Skocisë votoi për mbajtjen e një referendumi të ri për pavarësinë e Skocisë, një lëvizje kjo që pritet të ngrejë presionin politik mbi qeverinë britanike ndërsa Britania e madhe del nga BE. Ligjvënësit në Edinburg votuan me 64 vota pro dhe 54 kundër për të mbajtur një referendum të ri në mënyrë që populli skocez të vendosë nëse do të bëhet vend i pavarur.

 

Tags