KS i OKB paralajmëron mbi riorganizimin e ISIS
KS i OKB ka paralajmëruar se grupi terrorist ISIS po rifiton fuqinë e tij në Azinë Perëndimore dhe po mundohet të organizojë sulme terroriste.
Gazeta Guardian shkruan se KS i OKB në raportin e fundit të tij mbi informacionet e mbledhura nga vendet anëtare, ka paralajmëruar mbi forcimin dhe fuqizimin e ISIS në Siri dhe në Irak, grup që ka programuar lirimin e pjesëtarëve të burgosur të ISIS duke shfrytëzuar dobësinë e forcave lokale të sigurimit. Raporti flet edhe për rrugët e financimit të ISIS dhe thotë: Ky grup edhe pse ka pësuar një disfatë të rëndë, ai po mundohet fuqishëm që të vazhdojë ekzistencën e tij. Sipas KS të OKB, ISIS po kthehet me kryengritje të dobëta dhe disfatën e tij e konsideron një tërheqje të përkohshme. Sipas KS të OKB ISIS aktualisht përveç Sirisë dhe Irakut është aktivizuar edhe në Afganistan me anë të grupit Taleban i cili gjithashtu ka pësuar disfatë të rëndë dhe në Libi me disa paramilitarë besnikë të tij. KS i OKB thotë se në Evropë ISIS vepron vetëm me sulmet e disa forcave lokale të tij në Evropë dhe është i dobët në kërcënimin e Evropës.