Kongresi miraton dy plane për uljen e kompetencave të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94419-kongresi_miraton_dy_plane_për_uljen_e_kompetencave_të_trump
Kongresi ka votuar dy plane për uljen e kompetencave të Donald Trump për futjen në një luftë me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2020 04:30 Europe/Tirane
  • Kongresi miraton dy plane për uljen e kompetencave të Trump

Kongresi ka votuar dy plane për uljen e kompetencave të Donald Trump për futjen në një luftë me Iranin.

Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA ka ndërmarrë veprime për të zvogëluar fuqitë dhe kompetencat ushtarake të presidentit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi njoftoi se organi ligjvënës miratoi një ligj që do të kufizojë autoritetin ushtarak të presidentit amerikan Donald Trump mbi Iranin. Dy anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, Ilhan Omar dhe Barbara Lee, kanë paraqitur plane që do të ndalonte ushtrinë të përballej ushtarakisht me Iranin. Duke folur për atentatin vrasës kundër Kasem Sulejmanit, komandant i forcës Kods të Gardës Revolucionare Islame, Ilham Omar, deklaroi se me këtë veprim Amerika shpalli luftë pa autorizimin e Kongresit amerikan, duke e quajtur këtë veprim që është në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA. Tim Kim senator demokrat ka bërë gjithashtu një propozim të ngjashëm në Senat. Donald Trump i shkroi Kongresit në Twitter se shkrimet e tij në mediat sociale ishin të mjaftueshme për të informuar Kongresin për reagimin e SHBA ndaj veprimit ushtarak të Iranit kundër qytetarëve dhe objektivave amerikanë. Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve në përgjigje të Trump gjithashtu në një cicërim tha: "Kushtetuta deklaron se Kongresi ka fuqinë për të shpallur luftë dhe Trump duhet të lexojë ligjin për fuqitë e luftës". Gjeneral lejtnant Kasem Sulejmani dhe komandant i Hashd Shaabi, Abu Mehdi Mahandes, së bashku me një numër shokësh të tjerë u martirizuan në një sulm terrorist nga forcat amerikane në aeroportin e Bagdadit.