Deputetët e Skocisë mbështesin pavarësinë e këtij vendi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94423-deputetët_e_skocisë_mbështesin_pavarësinë_e_këtij_vendi
Deputetët e Parlamentit të Skocisë në prag të Brexit-it kanë votuar pro organizimit të një referendumi tjetër për pavarësinë e këtij vendi nga Britani.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 31, 2020 12:47 Europe/Tirane
  • Deputetët e Skocisë mbështesin pavarësinë e këtij vendi

Deputetët e Parlamentit të Skocisë në prag të Brexit-it kanë votuar pro organizimit të një referendumi tjetër për pavarësinë e këtij vendi nga Britani.

Klubi i gazetarëve të rinj njoftoi se deputetët e Parlamentit të Skocisë ditën e enjte me 64 vota pro përball 54 votave kundër, kanë miratuar planin për organizimin e një referendumi të ri për pavarësinë e këtij rajoni nga Britania e Madhe.

Aktualisht qeveria e Skocisë duhet të hyjë në bisedime me qeverinë qendrore të Britanisë në lidhje me kohën dhe mënyrën e organizimit të referendumit të dytë për pavarësinë e Skocisë.

Nicola Sturgeon, liderja e partisë kombëtare të Skocisë dhe ministrja e parë e qeverisë së këtij rajoni, shumë herë ka paraqitur kërkesën për organizimin e referendumit të dytë për pavarësinë e Skocisë, mirëpo gjithnjë është përballur me kundërshtimin e Londrës zyrtare.

Nicola Sturgeon ka thënë se e vetmja rrugë që Skocia të mbetet në Bashkimin Evropian, është ndarja dhe pavarësia e këtij rajoni nga Britani.

Vlen të theksohet se Britania sot më 31 janar i jep fund anëtarësimit 47 vjeçar të vet në Bashkimin Evropian.