Britania prej sot jashtë BE
(last modified Sat, 01 Feb 2020 08:01:37 GMT )
Shkurt 01, 2020 09:01 Europe/Tirane
  • Britania prej sot jashtë BE

Britania i tha lamtumirë Bashkimit Evropian nga dje në orën 23:00 duke i dhënë fund anëtarësisë 47-vjeçare. Kryeministri Boris Johnson publikoi një videomesazh ku foli për një erë të re.

Nga sot Bashkimi Evropian do të jetë me 27 anëtarë. Një ceremoni festive e Brexit u mbjat në sheshin para parlamentit në Londër. Ndërkohë lideri i laburistëve i bëri thirrje vendit të mos kthehej pas, pasi u largua nga blloku. Britania tani e tutje do të konsiderohet nga BE-ja si shtet i tretë dhe Përfaqësimi i saj i Përhershëm në këtë bllok do të shndërrohet në mision të jashtëm. Pas largimit, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij. Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti. Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundrejt 48 për qind që kundërshtuan atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Tags