Trump: Demokratët po mashtrojnë Amerikën
Presidenti i Amerikës edhe një herë ka sulmuar me fjalë demokratët të cilët po ndjekjen e procesit të thirrjes së tij në interpelancë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Demokratët majtistë të cilët nuk janë askush po japin e moto për paanshmëri dhe drejtësi në kohën kur kanë paraqitur iluzionet më të padrejta në historinë e Kongresit".
Trump në këtë mesazh ka shkruar: "Demokratët kishin 17 dëshmitarë, mirëpo nuk kishin argument dhe republikanëve nuk i është lejuar të paraqesin asnjë dëshmitar apo avokat".
Ky mesazh i Trump u publikua në kohën kur Senati i Amerikës të premten ka kundërshtuar planin për thirrjen e dëshmitarëve për të dëshmuar në seancat e gjykatës së interpelancës së presidentit të Amerikës dhe me këtë veprim në mbështetje të Trump, ka krijuar rrethanat për shpalljen e Trump të pafajshëm nga shkeljet e ligjeve në punën e Kongresit dhe keqpërdorimit të pushtetit.