Belgët protestojnë kundër ankorimit të anijes famëkeqe saudite
Një grup belgësh kanë protestuar kundër ankorimit të një anije famëkeqe të Arabisë Saudite në një prej porteve të vendit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Al Jazeera, organizatat për të drejtat e njeriut në Belgjikë kanë protestuar për shkak të ankorimit të anijes Bahru Yanbu në portin Bremen Hafen nga ku mendohet se do të furnizohet me armatime. Që nga koha e nisjes së luftës në Jemen kjo anije shumë herë ka përshkuar rrugën nga Amerika në Evropë dhe më në fund në Arabinë Saudite. Anija Bahru Yanbu verën e vitit 2019 ka transportuar shumë pajisje ushtarake si tanke dhe raketa nga Evropa për në Arabinë saudite. Arabia Saudite duke pasur mbështetjen e Amerikës, EBA dhe të disa vendeve të tjera prej marsit 2015 ka nisur një agresion të gjerë ushtarak kundër Jemenit.