ANEA nuk mban qëndrime mbi uljen e zotimeve të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94561-anea_nuk_mban_qëndrime_mbi_uljen_e_zotimeve_të_iranit
Drejtori i përgjithshëm i ANEA i cili ndodhet për një vizitë në Amerikë kat hënë se deklarimi mbi uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, nuk është përgjegjësi e kësaj agjencie.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2020 04:29 Europe/Tirane
  • ANEA nuk mban qëndrime mbi uljen e zotimeve të Iranit

Drejtori i përgjithshëm i ANEA i cili ndodhet për një vizitë në Amerikë kat hënë se deklarimi mbi uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, nuk është përgjegjësi e kësaj agjencie.

Në një fjalim të mbajtur në institutin Carengie endowment for international peace, Rafael Grossi deklaroi se qëndrimi i ANEA lidhur me marrëveshjen bërthamore është krejtësisht i paanshëm dhe shtoi: ANEA ka përgjegjësi që të raportojë mbi zbatimin e zotimeve të Iranit në testet e vërtetësisë dhe nuk ka përgjegjësi të japë mendime. Grossi shtoi se ANEA vëzhgon edhe miligramin e aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe i teston ato për nga vërtetësia dhe tha se agjencia monitoron çdo gjë që ndodh në IRNA. Rafael Grossi gjithashtu në një intervistë për gazetën Financial Times ka pretenduar se Irani megjithëse ka ndërmarrë hapa për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ai nuk ka shtuar sasinë e prodhimit të uraniumit. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.