Pelosi: Trump vazhdon të jetë kërcënim për demokracinë amerikan
Shkurt 06, 2020 12:38 Europe/Tirane
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës në reagim ndaj shfajësimit të presidentit të Amerikës nga akuzat në Senat, e ka quajtur atë kërcënim për demokracinë amerikane.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, në reagim ndaj shfajësimit të Donald Trump nga akuzat në Senatin e këtij vendi, ka deklaruar se pavarësisht shfajësimit të Trump, ai vazhdon të konsiderohet një kërcënim serioz për demokracinë.
Senati i Amerikës të enjten (sot) ka zhvilluar votimin përfundimtar në lidhje me dosjen e thirrjes në interpelancë të Donald Trump dhe senatorët kanë votuar pro shfajësimit të Trump.
Tags