Me mijëra amerikanë protestojnë kundër shfajësimit të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94598-me_mijëra_amerikanë_protestojnë_kundër_shfajësimit_të_trump
Me mijëra qytetarë të Amerikës kanë organizuar protesta dhe kanë protestuar kundër shfajësimit të presidentit amerikan Donald Trump në seancën e thirrjes në interpelancë dhe kanë hedhur slogane “Mos pranoni fshehjen e realitetit” dhe “Me votën tonë, ty do të dëbojmë”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 07, 2020 11:26 Europe/Tirane
  • Me mijëra amerikanë protestojnë kundër shfajësimit të Trump

Me mijëra qytetarë të Amerikës kanë organizuar protesta dhe kanë protestuar kundër shfajësimit të presidentit amerikan Donald Trump në seancën e thirrjes në interpelancë dhe kanë hedhur slogane “Mos pranoni fshehjen e realitetit” dhe “Me votën tonë, ty do të dëbojmë”.

Agjencia e lajmeve IRIB ditën e enjte të paktën në 300 qytete të Amerikës janë organizuar protesta dhe protestuesit në Nju Jork janë mbledhur përpara “Kullës së Trump” dhe kanë hedhur slogane “Burgoseni atë!” dhe “Ti je fajtor”.

Burimet informative kanë njoftuar se policia ka arrestuar protestuesit të cilët kanë protestuar në ambientet e Kongresit të Amerikës.

Senatori Jeff Merkley, anëtari i komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit, në një mesazh ka publikuar një video në Twitter që përmban fjalimin e tij në mesin e protestuesve para ndërtesës së Kongresit dhe ka shkruar: “Atë çfarë kemi vërejtur sot, nuk ishte fundi i një gjyqi. Ishte një fshehje e realitetit. Keqpërdorimi i pushtetit nga ana e presidentit ka depërtuar edhe në Senat ka kërcënuar themelet e këtij Kuvendi dhe ligjet tona”.

Senatorja Ayana Presly e cila gjithashtu ishte pjesëmarrëse në këto protesta, me anë të një mesazhi në Twitter ka deklaruar: “Në këtë demokraci, ju akoma jeni përgjegjës para qytetarëve dhe ne do ta përqendrojmë irritimin tonë të ligjshme në kërkimin e drejtësisë”.