Vazhdojnë sulmet me deklarata mes Trump dhe Pelosi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94615-vazhdojnë_sulmet_me_deklarata_mes_trump_dhe_pelosi
Presidenti i Amerikës në vazhdim të polemikave të përhershme të tij me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, ka publikuar një video në faqen e tij në Twitter.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2020 11:38 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet me deklarata mes Trump dhe Pelosi

Presidenti i Amerikës në vazhdim të polemikave të përhershme të tij me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, ka publikuar një video në faqen e tij në Twitter.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, në faqen e tij në Twitter ka publikuar një video mbi të cilën ka shkruar: "Aventurat e fuqishme të Amerikës i copëtoi Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve".

Dy zyrtarë të lartë amerikanë që kishin dhënë dëshmi implikuese kundër presidentit Donald Trump, janë shkarkuar nga pozitat e tyre pas përfundimit të procesit, ku Trump u shpall i pafajshëm për akuzat e shpërdorimit të pushtetit dhe pengimit të Kongresit.

Pas gjyqit dhe fitimit të pafajësisë në Senat, presidenti amerikan Donald Trump ka nisur të hakmerret ndaj zyrtarëve që dëshmuan kundër tij.

Ambasadori amerikan në Bashkimin Europian, Gordon Sondlend, dhe eksperti i Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, nënkoloneli Aleksandër Vindman, u njoftuan të premten se nuk do të shërbejnë më në pozicionet aktuale.

"Në mendjen e amerikanëve nuk ka asnjë dyshim se përse e shkarkuan, përse tani në Shtëpinë e Bardhë shërben një ushtar më pak. Atij iu kërkua të largohej sepse tha të vërtetën," reagoi avokati i nënkolonelit Vindman.