Liga Afrikane dënon planin Akordi i Shekullit
(last modified Tue, 11 Feb 2020 07:02:29 GMT )
Shkurt 11, 2020 08:02 Europe/Tirane
  • Liga Afrikane dënon planin Akordi i Shekullit

Krerët e Ligës Afrikane, me anë të një deklarate kanë dënuar planin sionisto-amerikan Akordi i Shekullit dhe janë solidarizuar me popullin palestinez.

Liga Afrikane në këtë deklarate gjithashtu ka theksuar se të gjitha kolonitë sioniste në territoret e pushtuara palestineze janë të jashtëligjshme. Donald Trump president i amerikan më 28 janar së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në Palestinë janë shprehur haptazi kundër këtij plani. Shumë personalitete, vende dhe funksionarë politikë dhe fetarë nga e gjitha bota dhe sidomos nga popujt myslimanë, e kanë dënuar këtë plan.

Tags