Turqia: Rusia dhe Irani të ndalin sulmet e ushtrisë siriane
(last modified Tue, 11 Feb 2020 19:35:39 GMT )
Shkurt 11, 2020 20:35 Europe/Tirane
  • Turqia: Rusia dhe Irani të ndalin sulmet e ushtrisë siriane

Ministri i jashtëm turk i kërkoi Rusisë dhe Iranit të marrin masa për të ndaluar sulmet e ushtrisë siriane në pozicionet turke.

"Rusia dhe Irani, si partnerë të Turqisë në bisedimet e Astanasë për të zgjidhur krizën siriane, mund të parandalojnë sulmet e ushtrisë siriane mbi trupat turke në Idlib", deklaroi Mevlut Cavusoglu. Në të njëjtën kohë, presidenti turk tha se vendi i tij i është përgjigjur sulmeve të ushtrisë siriane ndaj trupave turke në Idlib. Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se qeveria siriane do të “paguajë një çmim të rëndë” për sulmin ndaj forcave turke në Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Erdogan tha të martën se Turqia së shpejti do të njoftojë një seri hapash të rinj kundër sulmeve të fundit ndaj ushtarëve turq në provincën Idlib të Sirisë. Ndërkohë, Rusia deklaroi të martën se të gjitha sulmet ndaj forcave qeveritare ruse dhe siriane në provincën Idlib të Sirisë duhet të ndalen. Të hënën, ministri i jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se Teherani është i gatshëm të ndërmjetësojë mes Ankarasë dhe Damaskut për uljen e tensioneve në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.

 

Tags