Sulmi raketor iranian i dha një mësim të mirë Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94771-sulmi_raketor_iranian_i_dha_një_mësim_të_mirë_trumpit
Ish-shefi i stafit të ish Sekretarit të Shtetit të SHBA Colin Powell, tha se përgjigjja e Iranit ndaj vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani i dha një mësim të mirë presidentit amerikan Donald Trump, për çdo sulm në të ardhmen ndaj Republikës Islamike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 13, 2020 16:41 Europe/Tirane
  • Sulmi raketor iranian i dha një mësim të mirë Trumpit

Ish-shefi i stafit të ish Sekretarit të Shtetit të SHBA Colin Powell, tha se përgjigjja e Iranit ndaj vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani i dha një mësim të mirë presidentit amerikan Donald Trump, për çdo sulm në të ardhmen ndaj Republikës Islamike.

"Unë mendoj se sulmi iranian i dha një mësim të mirë Trumpit, sepse ky sulm raketor kishte një numër gjërash që ishin befasuese; e para, ky sulm ishte aq proporcional dhe e dyta, ishte jashtëzakonisht i saktë," tha Lawrence Wilkerson në një intervistë për televizionin iranian Press TV. Ky gjeneral amerikan në pension përsëriti më tej se Uashingtoni synon të qëndrojë në luftëra, sepse kompleksi ushtarak-industrial i SHBA fiton miliarda dollarë në çdo luftë që krijon. Operacioni raketor i Iranit ndaj bazave amerikane në Irak ishte përgjigje ndaj vrasjes së 3 janarit të gjeneralit Soleimani. Në Shtëpinë e Bardhë, Trump mohoi që raketat iraniane të kishin shkaktuar ndonjë viktimë. Nga dëshpërimi dhe nën presionin e Kongresit, administrata Trump gradualisht njoftoi viktima nga sulmi iranian, ndërsa Pentagoni pranoi se 109 trupa amerikane janë diagnostikuar me lëndime traumatike të trurit.