UEFA përjashton Manchester City nga liga e kampionëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94803-uefa_përjashton_manchester_city_nga_liga_e_kampionëve
Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme nga Uefa dhe është gjobitur me 30 milion € pasi u zbulua se kishte thyer rregullat e Feir Plejt Financiar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2020 05:46 Europe/Tirane
  • UEFA përjashton Manchester City nga liga e kampionëve

Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme nga Uefa dhe është gjobitur me 30 milion € pasi u zbulua se kishte thyer rregullat e Feir Plejt Financiar.

City u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i Uefa se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit të tyre.

Kjo vjen pas fakteve të publikuara nga revista gjermane Der Spiegel në nëntor të 2018.

Kur klubi u akuzua në majin e kaluar, ata mohuan çdo gjë, duke thënë se ata i ishin nënshtruar një procesi “armiqësor” i cili injoronte “një organ gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme”. City pritet të apelojë kundër aktgjykimit të Uefa-s në gjykatën e arbitrazhit për sportin.

Sa i përket sezonit aktual ata do të vazhdojnë kompeticionin, ku kundërshtari i tyre është Real Madrid.