Neutralizohet një sulm i ISIS në Zvicër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94830-neutralizohet_një_sulm_i_isis_në_zvicër
Shërbimet informative të Zvicrës duke marrë ndihmë nga Amerika kanë neutralizuar një sulm të ISIS për vendosjen e bombave në një prej pikave të shpërndarjes së karburantit në afërsi të aeroportit të Gjenevës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 16, 2020 08:30 Europe/Tirane
  • Neutralizohet një sulm i ISIS në Zvicër

Shërbimet informative të Zvicrës duke marrë ndihmë nga Amerika kanë neutralizuar një sulm të ISIS për vendosjen e bombave në një prej pikave të shpërndarjes së karburantit në afërsi të aeroportit të Gjenevës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik e cila thotë se Zvicra duke marrë ndihmë nga Amerika ka mundur të neutralizojë këtë sulm të grupit terrorist ISIS. Kreu i zyrës së sigurisë në Gjenevë deklaroi për gazetën Le Temps se ata shtetas të Zvicrës që janë anëtarësuar në grupin terrorist ISIS, kishin programuar këtë sulm nga prilli deri në maj 2019. Programi i tyre është zbuluar dhe forcat e sigurisë kanë mundur të neutralizojnë sulmin në bazën e shpërndarjes së karburantit në Gjenevë. Autori kryesor i këtij sulmi ishte një shtetas zviceran i cili kishte lëvizje të shpeshta në xhaminë e Gjenevës. Thuhet se ai është anëtarësuar në grupin terrorist ISIS në vitin 2015. Aktualisht personi në fjalë ndodhet i arrestuar në rajonet kurde të Sirisë.