Guterres i shqetësuar nga zgjerimi i islamofobisë në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94861-guterres_i_shqetësuar_nga_zgjerimi_i_islamofobisë_në_botë
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka shprehur shqetësime mbi nivelin në rritje të islamofobisë në botë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 17, 2020 08:24 Europe/Tirane
  • Guterres i shqetësuar nga zgjerimi i islamofobisë në botë

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka shprehur shqetësime mbi nivelin në rritje të islamofobisë në botë.

António Guterres në një konferencë të përbashkët shtypi me Shah Mahmud Gurejshi ministër i jashtëm i Pakistani deklaroi: Për fat të keq sot jemi dëshmitarë të asaj se emigrantët dhe azilkërkuesit sulmohen nga politikanë radikalë. Ne duhet të luftojmë fuqishëm me islamofobinë, tha në fjalën e tij Guterres. Sekretari i përgjithshëm i OKB shtoi se përhapja e urrejtjes është një prej pasojave të islamofobisë dhe organizata që ai drejton duhet të përballet me këtë fenomen. Edhe ministri i jashtëm i Pakistanit ka shprehur shqetësimin mbi zgjerimin e islamofobisë dhe tha: Ky proces është shumë i rrezikshëm, pasi sot ai ka ndikuar në arenën politike të Evropës.