Bernie Sanders kritikon ashpër mbështetjen e Trump ndaj regjimit saudit
Senatori amerikan dhe kandidati demokrat Bernie Sanders ka kritikuar mbështetjet e pafund të presidenti të Amerikës ndaj regjimit Al Saud dhe Izraelit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bernie Sanders, kandidati i Partisë Demokrate në zgjedhjet brendapartiake për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, deklaroi: "Donald Trump, presidenti i Amerikës, nuk po përfill Kushtetutën dhe po vazhdon të ndihmojë këtë diktaturë të egër në bombardimin e popullatës civile të Jemenit".
Bernie Sanders në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: "Trump dëshiron që ta largojë Amerikën nga luftërat, mirëpo në realitet vetëm po gënjen. Për t'i dhënë fund mbështetjes së paligjshme ndaj sulmeve dhe agresionit ushtarak të Arabisë Saudite ndaj Jemenit, kemi miratuar një projektligj dypartiak, mirëpo Trump ka shfrytëzuar veton ndaj këtij projektligji. Të jemi përkrahës së paqes në rajonin e Lindjes së Mesme nuk do të thotë se duhet ta mbështesim qeverinë raciste dhe të ekstremit të djathtë që ekziston aktualisht në Izrael".