Lira turke humb vlerën përsëri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94925-lira_turke_humb_vlerën_përsëri
Vlera e lirës së Turqisë pas kërcënimeve të këtij vendi për ndërhyrje ushtarake në Siri, ka rënë në nivelin më të ulët në 9 muajt e kaluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 19, 2020 12:31 Europe/Tirane
  • Lira turke humb vlerën përsëri

Vlera e lirës së Turqisë pas kërcënimeve të këtij vendi për ndërhyrje ushtarake në Siri, ka rënë në nivelin më të ulët në 9 muajt e kaluar.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se vlera e lirës së Turqisë ditën e martë përball valutave të huaja sidomos përball dollarit ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji maj 2019, duke u këmbyer me çmimin 6.0695 lira për një dollar.

Kjo rënie e vlerës së lirës turke është shënuar për shkak të rrezikut dhe shqetësimeve të investitorëve për shtimin e ndërhyrjeve ushtarake të Turqisë në Siri pas kërcënimeve të përsëritshme të autoriteteve të Ankarasë dhe përpjekjes së Bankës Qendrore të Turqisë për të ulur çmimin e përfitimeve të kursimeve dhe depozitave.

Sipas këtij burimi, lira e Turqisë në dy vitet e kaluara ka humbur me rreth 36% dhe në që nga fillimi i vitit 2020, e deri më tani ka humbur me 2%.