Ministri i jashtëm i Austrisë të shtunën viziton Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94942-ministri_i_jashtëm_i_austrisë_të_shtunën_viziton_iranin
Aleksandër Shulenberg ministër i jashtëm i Austrisë në një konferencë të përbashkët shtypi me Heiko Mass ministrin e jashtëm e Gjermanisë, deklaroi se ditën e shtunë do të vizitojë Teheranin për të përcjellë mesazhin e evropianëve lidhur me marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 20, 2020 08:38 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Austrisë të shtunën viziton Iranin

Aleksandër Shulenberg ministër i jashtëm i Austrisë në një konferencë të përbashkët shtypi me Heiko Mass ministrin e jashtëm e Gjermanisë, deklaroi se ditën e shtunë do të vizitojë Teheranin për të përcjellë mesazhin e evropianëve lidhur me marrëveshjen bërthamore.

Ai deklaroi se vizita do të bëhet pas takimit me Josep Borrel shefin e politikës së jashtme të BE dhe do të përcjellë mesazhin e evropianëve për Iranin. Më herët Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit kishte njoftuar për vizitën e ardhshme të ministrit të jashtëm të Holandës dhe të Austrisë në Teheran. Ai njoftoi se në bisedën telefonike që ka patur me dy ministrat e lartpërmendur përveç analizimit të marrëdhënieve dypalëshe është diskutuar edhe për çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale dhe është shprehur kritika e Republikës Islamike të Iranit ndaj pasivitetit dhe mos angazhimit të evropianëve lidhur me zotimet që ata kanë dhënë në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe në përballje me sanksionet e jashtëligjshme të Amerikës. Irani pas daljes së jashtëligjshme dhe kundra normave ndërkombëtare të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, është munduar që të ruajë këtë marrëveshje mirëpo pasi kanë kaluar dy vjet dhe pasi evropianët nuk kanë mundur të zbatojnë zotimet e tyre për të ruajtur interesat ekonomike të Iranit, Teherani u dha 60 ditë afat kohë evropianë përpara sesa të merrte hapat për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.