Trump emëron Grenellin drejtor të inteligjencës Kombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94950-trump_emëron_grenellin_drejtor_të_inteligjencës_kombëtare
Pas lajmit të prestigjiozes New York Times, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e ka zyrtarizuar Richard Grenell si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare në Washington DC
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 20, 2020 09:51 Europe/Tirane
  • Trump emëron Grenellin drejtor të inteligjencës Kombëtare

Pas lajmit të prestigjiozes New York Times, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e ka zyrtarizuar Richard Grenell si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare në Washington DC

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka emëruar Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, Ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani dhe Emisarin për Kosovën, Richard Grenell.

Këtë ai e ka bërë me anë të një postimi në Twitter.

“Kam kënaqësinë të lajmërojë që Ambasadori shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell do të jetë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Rick e ka prezantuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi po pres që të punojë më të. Dua ta falënderoj Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ka bërë dhe ne do të punojmë edhe me atë, ndoshta në një pozitë tjetër brenda administratës!”.

Një orë më parë, gazeta New York Times duke u bazuar në burime të saj kishte thënë se Richard Grenell pritet të emërohet Drejtor i Inteligjencës Kombëtare.

Ai e mori këtë pozitë nga Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si shef i Inteligjencës kombëtare pas dorëheqjes nga kjo pozitë verën e kaluar te Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana. Grenell, është edhe avokues i të drejtave të homoseksualeve edhe në postin e tij aktual, do të jetë anëtar i parë i tillë në kabinetin e Trump, i cili hapur ka deklaruar se është homoseksual.

Sa e mori pozitën si emisar për Kosovën, Grenell arriti dy marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, atë për transportin ajror dhe një tjetër për hekurudhat.