Demokratët kërkojnë rifillimin e ndihmave financiarëve të Amerikës ndaj Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94957-demokratët_kërkojnë_rifillimin_e_ndihmave_financiarëve_të_amerikës_ndaj_gazës
Një grup i përfaqësuesve demokratë në Kongresin e Amerikës i kanë bërë thirrje qeverisë së Trump që ta thyej bllokadën ndaj Rripit të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2020 10:41 Europe/Tirane
  • Demokratët kërkojnë rifillimin e ndihmave financiarëve të Amerikës ndaj Gazës

Një grup i përfaqësuesve demokratë në Kongresin e Amerikës i kanë bërë thirrje qeverisë së Trump që ta thyej bllokadën ndaj Rripit të Gazës.

Faqja informative “Hill” njoftoi se 31 përfaqësues demokratë në Kongresin e Amerikës me anë të një letre të drejtuar nga Mark Pocan dhe Bebbie Dingell, dërguar për Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, kanë theksuar se palestinezët po përballen me një krizë njerëzore.

Ligjvënësit demokratë në këtë letër kanë shkruar: “Ne po e shkruajmë këtë letër për të kërkuar nga qeveria e Donald Trump, presidentit të Amerikës, që marrë masa për reduktimin e krizës njerëzore aktuale në Rripin e Gazës dhe  të ndjekë një rrugëzgjidhje për këtë politikë të bllokuar e cila ka krijuar në një krizë të sigurisë dhe njerëzore”.  

Sipas kësaj letre, në këtë vit përkeqësimi jashtë mase i gjendjes së ujit të pijshëm, rrjetit të energjisë elektrike dhe sistemeve shëndetësore dhe higjienike si dhe infrastrukturës së shërbimeve të tjera elementare shoqërore dhe ekonomike, e kanë vendosur Rripin e Gazës në prag të një shkatërrimi të plotë.

Vlen të theksohet se Amerika në janar të vitit 2018, ndërpreu ndihmat financiare në vlerë të 300 milionë dollarëve ndaj agjencisë UNRWA për të ushtruar presion sa më të madh mbi palestinezët në mënyrë që ta pranojnë planin e ashtuquajtur “akordi i shekullit”.