Ankaraja: Amerika t’i dorëzojë Turqisë sistemin raketor Patriot
Pas sabotimeve të vazhdueshme të Amerikës për t’i dorëzuar Turqisë sistemin raketor Patriot ka reaguar ministri i mbrojtjes i Turqisë i cili zyrtarisht në media i ka kërkuar Amerikës të dorëzojë këtë sistem.
Halusi Akar ministër i mbrojtjes i Turqisë në një bisedë me CNN ka thënë; Pas shtimit të konflikteve në Siri dhe pas vrasjes së disa ushtarëve turq në rajonin e Idlibit, Amerika ka marrë vendim që t’i dorëzojë Turqisë sistemin anti-raketor Patriot. Ministri i mbrojtjes i Turqisë theksoi se Ankaraja ka nevojë për sistemin amerikan Patirot dhe shtoi se Amerika nuk e mbështet ushtrinë turke në Siri. Vlen të theksohet se ushtria siriane ka nisur një ofensive kundër qyteti Idlib që është epiqendra e fundit e mbetur të terroristëve në Siri dhe ka korrur suksese të konsiderueshme në luftën kundër terroristëve.