Pezullohen karnavalet e Venecias
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95028-pezullohen_karnavalet_e_venecias
" Përhapja masive e epidemisë së koronavirus në Veri të Italisë ka çuar në marrjen e masave drastike nga autoritetet lokale, të cilave u shtohen masat e parashikuara nga ligji special i aprovuar një natë më parë në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave të qeverisë Conte.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2020 11:24 Europe/Tirane
  • Pezullohen karnavalet e Venecias

" Përhapja masive e epidemisë së koronavirus në Veri të Italisë ka çuar në marrjen e masave drastike nga autoritetet lokale, të cilave u shtohen masat e parashikuara nga ligji special i aprovuar një natë më parë në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave të qeverisë Conte.

Presidenti i rajonit të Venetos Luca Zaia ka informuar se i kanë propozuar ministrit të Shëndetësisë Roberot Speranza adoptimin e masave drastike deri në pezullimin e festës së karnavaleve në Venezia.

Presidenti i rajonit të Venezia informon se prej mbrëmjes së sotme do të pezullohen festimet e karnavaleve në Venezia e të gjitha aktivitetet sportive në territor deri më datë 1 mars 2020.

Urdhëri është operativ e hyn në fuqi nga mesnata e datës 23 mars 2020

Në Venezia janë verifikuar 2 raste me koronavirus e në Veneto janë mbi 25 persona të infektuar nga koronavirus.