Shkon në 11 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali
Zgjerohet harta e përhapjes së koronavirusit në Itali. Nga 5 rajone, tani ky virus është i përhapur në 8 rajone, përfshi dhe Sicilinë dhe Ligurian.
Ndërkohë Lombadia dhe Veneto janë dy rajonet e prekura dhe në 11 komuna bëhet kontrolli me anë të forcave ushtarake. Bilanci është rritur në 322 të infektur dhe 11 të vdekur. Ne Lombardi janë 240 të infektuar dhe 9 viktima (101 të infektuar në territorin e provincës së Lodit, 39 në Kremona, 14 në Bergamo, 17 në Pavia, 3 në Milano etj). Virusi Koroan ka bërë që Ministrat e Shëndetit të vendeve Itali, Austri, Kroaci, Francë, Slloveni, Zvicër, San Marino e Gjermani të mblidhen në Romë në praninë e Komisioneres Europiane për Shëndetin, Stella Kyriakides për të analizuar situatën mbi përhapjen e koronavirusit në rajonin që përfshijnë territoret e tyre. Në përfundim te samiti ministrat kanë firmosur një dokument të përbashkët me 6 pika ku ndër më të rëndësishmit është vendimi i tyre për t'i mbajtur hapur kufijtë duke e konsideruar të gabuar mbylljen e tyre në këtë moment. Të gjithë pjesëmarrësit kanë përshëndetur Italinë për mënyrën e përballimit deri më sot të emergjencës së koronavirus. Gjithashtu në këtë summit ministrat e shëndëtësisë kërkuan një shpërndarje të standartizuar të informacionit si për ekspertët e mjekësisë ashtu dhe për publikun. Sa i takon eventeve e manifestimeve anulimi e zhvillimi i tyre do të vendoset rast për rast.